Pal Lekaj viziton në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, i ka vizituar në Hagë ish-eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është takuar me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin.

Po ashtu deputeti i AAK-së ka takuar edhe ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn si dhe ish-eprorin e UÇK-së Pjetër Shala.

Lekaj u shpreh i lumtur që arriti të i takoj miqtë e tij.

“Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të palogjikshme, njerëzit të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtetndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur ngase kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetra të tjera, në këto tri dekada sfide sa do e padrejtë, por të bindur që do të arrijnë ta ngrisin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet. Ndër shumë momente sot që më bënë krenar ishte edhe takimi i shkurtër me Komandat Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dalë triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë të ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, tha Lekaj.

Lexo edhe:  Dy të lënduar nga aksidenti në Bresalc përfundojnë në spital, kjo është gjendja e tyre