Postoi foto me armë në rrjete sociale – Arrestohet i mituri

Është arrestuar i mituri, i cili në rrjete sociale publikoi një foto me armë zjarri.
Lidhur me këtë, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator si dhe një fishek me gaz, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedure të rregullt.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rr. Ardian Krasniqi, Pejë  21.03.2024 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto në të cilën kishte ekspozuar një armë zjarri, Në cilësi të provës materiale është  gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishek me gaë. Me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  SBASHK: Greva vazhdon