Policia shpall në kërkim këtë person

Policia e Kosovës po e kërkon një person për ngacmim, të ndodhur më 21 janar në Prizren.

Edhe pse policia thotë se për hetim ka bërë përpjekje maksimale, nuk ka arritur ta identifikojë të dyshuarin.

Pranë vendit të ngjarjes janë siguruar edhe kamerat e sigurisë ku shihet i dyshuari në filmim.

“Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre”, ka thënë PK-ja.

Për këtë arsye, janë publikuar fotografitë dhe pamjet nga kamera që në bashkëpunim me qytetarët të mund të gjendet kryesi i veprës.

Lexo edhe:  Tiktokeri i famshëm Egzon Sahiti tregon detaje për veturat nga Koreja – A kaplohen lehtë nga zjarri? Pse Audi A6 kushton veç 13 mijë euro?