Caktohet data kur Gjykata Speciale jep vendimin për Salih Mustafën

16 dhjetori është caktuar data ku Gjykata Speciale do ta jep vendimin për Salih Mustafën.

Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Vendimi do të shpallet nga ora 09:00 deri në 10:30.

Salih Mustafa i njohur si Cali po akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme.

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim prej 35 vjetësh për Salih Mustafën.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës hap 3 vende të punës, këtu mund të aplikoni