Policia shkon në çerdhen “Gëzimi Ynë”, aty ku po dyshohet se u dhunua një 3 vjeçar

Një fëmijë i moshës tre vjeçare është rrahur nga edukatorja në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë.

Tashmë është konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës e Inspektorët e Arsimit.

Të njëjtit tashmë janë duke e hetuar rastin dhe ndodhen brenda çerdhes.

Ndërkohë ka qenë familjari i trevjeçarit ai që ka treguar se si nipi i tij është tërhequr zvarrë nëpër korridoret e kopshtit duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda fizike.

Fatos Geci që besohet të jetë daja i vogëlushit ka reaguar në Facebook duke publikuar edhe videon ku shihet dhuna e ushtruar ndaj trevjeçarit.

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë ndaj 48-vjeçarit që dyshohet se vrau shokun e tij në Malishevë