Policia publikon rezultatet e testit me shkrim, këta kandidatë mund t’i nënshtrohen testit fizik për policë

Policia e Kosovës ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 3, 4 dhe 5 nëntor 2023.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do t’i nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datat  16, 17, 18 dhe 19 Nëntor 2023 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten me kohe në vendin e mbajtjes së testit.

Kandidatët nga lista e publikuar me vete duhet të kenë:

1. Numrin e aplikacionit (shih listat e shpallura),

2. Letërnjoftimin dhe

3. Veshje sportive.

Për më shumë informata rreth testimit të shkathtësive fizike, udhëzoheni ti referoheni udhëzuesit për testimin e shkathtësive fizike i cili është i publikuar në ueb faqen e Policisë së Kosovës në rubrikën “Mundësi Punësimi”.

Vëmendje: Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet ti adresohet Komisionit Përzgjedhës në afatin prej pesë (5) ditëve nga data e publikimit të rezultateve.

Për çdo fazë të testimit rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të Policisë së https://www.kosovopolice.com/shpallje/mundesi-punesimi/

Lexo edhe:  Tërnava sheh nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë