Policia parandalon garat e shpejtësisë, gjobiten 5 vozitës
Policia në Prizren, ka parandaluar garat e shpejtësisë, me ç’rast ka gjobitur pesë kundërvajtës.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar.
Me datë 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Klankosova.tv.
“Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do ti toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tillë”