“Policia nuk e ka Qeverinë”: Kurti në qershor kërkonte mbështetje për Policinë, tani nuk i lë deputetët e tij në seancë për ta votuar rezolutën

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot nuk morën pjesë në seacën ku parashihej edhe miratimi i një rezolute për përmirësimin e kushteve të punës së Policisë së Kosovës.

Vetëvendosje dhe Albin Kurti sot ua kthyen shpinën policëve të Kosovës, shumë prej të cilëve çdo ditë e shohin vdekjen me sy në veri të Kosovës, të kërcënuar nga bandat e Serbisë.

Ai dhe deputetët e tij, sot treguan se dinë vetëm me patetizma të flasin për Policinë, duke i paraqitur aksionet e tyre si suksese të Qeverisë, ndonëse kjo polici profesionale është ndërtuar që më shumë se 20 vjet.

“Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka! Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka? Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës, e ka! Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje!”, thoshte Kurti, që sot i la pa mbështetje.

Ndryshe, sot opozita sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rezoluten për mbështetje financiare për Policinë e Kosovës.

Mazhoranca nuk ishte e pranishme në sallë, duke bojkotuar kështu seancën e sotme për Policinë, ndërsa në anën tjetër opozita kishte vënë para foltores së kryeparlamentarit Glauk Konjufca një fletë ku shkruante “E harruan policinë”.

“Nuk mund të fillojmë pa 61 deputetë, mazhoranca siç duket ka vendosur ta bojkotojë këtë seancë”, tha Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kjo mazhorancë i ikin përgjegjësisë që kanë.

“Ky është vendi që sot duhet mu mbështet Policia e Kosovës. Nuk mjafton me foto në Facebook e me llafe të mira. Tash e një periudhë të gjatë kërkojmë që të paktën sigurimi shëndetësor të buxhetohet nga 1 janari 2024. Kuvendi i Kosovës të marrë përsiper një seancë. Ështe e paparanueshme ikja nga përgjegjësia, i ikin mbështetjes që duhet t’i japin Policisë së Kosovës. Po ju japim kohë deri ditën e hënën dhe nga java e ardhshme konsiderojmë që duhet të merret parasysh që seancat e jashtëzakonshme të mbahen. Krejt ky degjenerim që po ndodh i thirrur nga Albin Kurti, duhet të marrë fund. Sot vendi ynë më shumë se kurrë do duhej me tregu unitet. Janë njerëzit e parë që jetën e tyre e vënë në rrezik. Me nejt duarkryq e me bojkotu seancë, është turp i madh”, shtoi Tahiri.

Lexo edhe:  Deputetja e LDK-së: Për Kurtin, polic i mirë është veç polici i vdekur

Ndryshe, këto janë deklaratat e mëhershme të Kurtit për Policinë e Kosovës.