Lajm i hidhur: Pas një sëmundje të rëndë vdes ish ushtari i UÇK-së, Agron Haradinaj

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë ka vdekur ish ushari i UÇK-së, Agron Haradinaj.

I ndjeri ka qenë duke u trajtuar për shërim jashtë vendit, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë sekretari i shoqatës së vetaranëve të luftës, Faton Klinaku.

Postimi plotë:

Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.
I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.

Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Lexo edhe:  I moshuari në Pejë rrah brutalisht ish-bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë