Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi, dyshohet për veprën penale ‘’mashtrim’’

Policia e Kosovës ka një thirrje për qytetarët.

Më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi po kërkohet për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj”  në Prizren.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur sePolicia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lexo edhe:  E FUNDIT: Një pjesëtar i KFOR-it vdes në aksidentin në Pejë