Policia kërkon ndihmë për kapjen e një gruaje në Prizren, dyshohet për incidentin e para disa ditëve

Policia Rajonale në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për një person që po kërkohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit, gruaja që po kërkohet dyshohet për incidentin që ka ndodhur më 3 gusht, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

PK ka kërkuar që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e personit të kërkuar, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

 
Lexo edhe:  Ky është 22-vjeçari që dyshohet se theu zyrat e OVL UÇK-së në Lipjan, vodhi shtëpizën e kompjuterit