Policia kap një “hajn të rëndë” në Mitrovicë, mësohet çfarë vodhi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi dyshohej për vjedhje.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 48-vjeçar i cili dyshohet se kishte vjedhur në një qendër tregtare në Mitrovicë, një gjenerator, një radiator elektrik dhe gjësende tjera, shkruan Jepi zë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vjedhje

Mitrovicë, 28 nëntor 2022

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë,  gjatë ditës së sotme kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për  veprën penale vjedhje, rast ky i raportuar një ditë më parë në Mitrovicë.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është  arrestuar i dyshuari: S. Sh.,48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 27 nëntor 2022,  në një qendër tregtare në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një gjenerator, një radiator elektrik dhe gjësende tjera. Sendet e vjedhura janë gjetur te i dyshuari dhe të njëjtat do të procedohen si dëshmi materiale në rast.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Befason avokati i Kobrës: Arma është për burra