Policia kap në flagrancë 20 vjeçarin teksa kryen vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Në orët e mëngjesit të sotëm, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë mbetur në tentativë”.

Reagimit i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit M. A., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Lexo edhe:  Mot me shi, rrufe e breshër gjatë javë së ardhshme