Bien temperaturat: Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot i ftohtë dimëror. Reshjet e borës do të vazhdojnë lokalisht edhe gjatë natës dhe orëve të mëngjesit, ndërsa nesër ndërpritem për vazhduar kohë pa kohe në formë të rrebesheve lokale të borës të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore. Reshjet do të jenë të pakta, por në intervale shumë të shkurtra mund të jenë të dendura.

Temperaturat nga – 4° deri në 2°C. Mbrëmjen dhe natën e ardhshme acar më i thellë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ftohtë, por me tendencë përmirësimi gradual sidomos në mesdhetare. Në viset kontinentale pritet mot dimëror por me pak reshje të reja.Temperaturat shënojnë ulje në tërë vendin

Mot i ngjashëm si në Shqipëri pritet edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginë priten më shumë vranësira dhe reshje të lokalizuara bore. Reshjet do të vijnë duke u dobësuar.

Java e re fillon me acar, por afrimi i vranësirave nga Mesdheu shkakton zbutjen graduale të acarit. Të hënën vonë priten reshje shiu e bore të cilat të martën pritet të bëhen shqotë dhe shi. Lokalisht duhet pritur reshje të dendura shiu. Të mërkurën ulje e sërishme e temperaturave dhe reshje kalimtare bore vetëm në disa rajone kontinentale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  KEDS publikon hartën, kështu do të jenë reduktimet nëpër komuna