Policia intervenon në një familje në Prishtinë, 39-vjeçari ushtron dhunë ndaj nënës – përfundon në pranga

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një 38-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Bazuar në dëshminë e viktimës, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj pas një mosmarrëveshje momentale.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar nëna e ka raportuar rastin në Polici dhe ka shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedurat e tjera.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Dramë në familjen Miftari në Viti: I zoti i shtëpisë e përzë mikun me armë, dëgjohen edhe të shtëna