Policia gjen sërish armë në veri
Policia ka njoftuar se sërish ka gjetur armë në Mitrovicën e Veriut.
Organet e rendit bëjnë me dije se po ashtu janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
“Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën “Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore. Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
Gjatë aksionit policor janë gjetur dhe konfiskuar:
Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
Pesë Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
42 minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
Një shtëpizë e Kompjuterit;
Një karikator i revoles;
14 fishekë të revoles kalibri 9 mm
Një Radiolidhje;
Një kamerë vëzhgimi;
Një Divijar;
Një vulë metalike dhe
Një Letërnjoftim.
“Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim”, thuhet në njoftim