Po shoqërohej në Polici për vjedhje, ky është i dyshuari që e kërcënoi një person te stacioni policor

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një incident në oborrin e stacionit policor “Veriu” në Prishtinë, ku një i dyshuar që ishte shoqëruar në Polici për shkak të një rasti të mëhershëm e ka kërcënuar një person.

I njëjti është futur sërish në sherr, pasi ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet edhe për kanosje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Islam Hajziri, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali mëson se i dyshuari ishte shoqëruar në Polici, mbrëmë pas orës 20:00, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në një rast të vjedhjes, që kishte ndodhur së fundmi.

Teksa njësitë policore po e dërgonin në stacion policor, i dyshuari e ka kërcënuar një person, duke i thënë se “Me mua ke me pasë punë”, pasi dyshohet se ka pasur lidhje me rastin e denoncimit të vjedhjes.

Pasi i njëjti u fut në stacion, hetuesit e kanë intervistuar edhe për rastin e kanosjes dhe me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij.

Lexo edhe:  Vdes një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar