Policia e ndalon njërin nga pronarët e Dry Bar në Gjakovë pas një përleshje që ndodhi mbrëmë, një klienti i gjendet kokainë

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në lokale të ndryshme në vendin tonë.

Një përleshje që është përcjellur me rrahje ka ndodhur në një lokal në Gjakovë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh në lokalin Dry Bar, dhe zbulohet se për shkak të ndodhisë njëri nga pronarët është ndaluar nga Policia.

Në të njëjtin vend, pas një kontrolli policor, një personi i është gjetur narkotikë.

I njëjti kishte me veti një sasi të kokainës, i cili për këtë rast është ndaluar nga Policia.

 

Lexo edhe:  E pazakontë: Gjilanasi e detyron gruan të zhvishet dhe të qëndrojë lakuriq para fëmijës pas një konflikti