Spitali i Mitrovicës hap konkurs për 10 pozita të lira

Spitali Regjional “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë të Jugut tash e një kohë të gjatë është duke funksionuar me Ushtrues Detyre në 50 pozita menaxheriale. Gjatë këtyre javëve spitali ka hapur disa konkurse.

Më 17 dhe 31 tetor Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka hapur konkurs për Drejtor Mjekësor, Drejtor të Infermierisë, Drejtor të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Mjekë Specialistë për mjekësi emergjente, Mjekë Specialistë – Urolog, Zyrtarë i Personelit, Zyrtarë i Pasurisë, Asistent Administrativ në zyrën e drejtoreshës ekzekutive, Asistent Administrativ dhe Mirëmbajtës i Objekteve.

Sipas njoftimit, në tre pozitat, Drejtor Mjekësor, Drejtor të Infermierisë dhe Drejtor të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta kontrata është tre vjeçare ndërsa për pozitat tjera kontrata është në afat të papërcaktuar.

Kandidatët për Drejtor Mjekësor dhe të Infermierisë mund të aplikojnë nga data 31 nëntor deri më 14 dhjetor 2022, ndërsa kandidatët për konkurset tjera mund të aplikojnë nga 16 tetori deri më 30 nëntor 2022.

Aktualisht në pozitën e Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta është Lutfijë Gashi si Ushtrues Detyre, pozitë kjo të cilën Agjencia Kundër Korrupsion e ka vlerësuar konflikt interesipasi që pozitë shefi i teknikës e bartë bashkëshorti i saj, Ahmeti Gashi, e që në këtë rast i bie që gruaja e tij të mbikqyr dhe vlerësoj punën e tij.

Pozitat që aktualisht janë pozitën UD në Spitalin Rajonal të Mitrovicës:
UD drejtori mjekesor, UD drejtori i administratës, UD drejtori i infermierisë, UD zyrtari certifikues, UD shefi i kirurgjisë, UD kryeinfermierja e kirurgjisë, UD shefi i ortopedise, UD kryeinfermieri i kirugjisë, UD shefi i urorogjisë, UD kryeinfermieri i urologjisë, UD shefi i ORL-së, UD kryeinfermieri i ORL-së, UD shefi i Oftalmologjisë, UD kryeinfermieria e Oftalmologjisë, UD shefi i urologjisë, UD kryeinfermieri i urologjisë, UD shefi i anestezionit, UD kryeinfermieri i anestezionit, UD shefi i emergjencës, UD kryeinfermieri i emergjencës, UD shefi i radiologjisë, UD kryeinfermieri i Radiologjisë, UD shefi i Laboratorit, UD kryeinfermieria e laboratorit, UD shefi i internos, UD kryeinfermieria e internos, UD shefi i pulmologjis, UD kryeinfermieri i pulmologjisë, UD shefi i dermatologjisë dhe UD kryeinfermieria e dermatologjisë, UD shefi i neurologjisë, UD kryeinfermieri i neurologjisë, UD kryeinfermieria e infektivës, UD shefi i alergologjisë, UD kryeinfermiere e alergologjisë, UD shefi i patologjisë, UD kryeinfermiere e patologjisë, UD shefi i fiziatrisë, UD kryeinfermieri i fiziatrisë, UD shefi i mirëmbajtjes, UD shefi i autoparkut, UD shefi i barnatorës, UD përgjegjësi i depos qëndrore, UD përgjegjësi i kuzhinës, UD përgjegjësi i rrobalarjes, UD përgjegjësi i sigurimit, UD përgjegjësi i higjienës dhe pastërtisë, UD përgjegjësi i oksigjenimit, UD përgjegjës në bioingjinjeri dhe UD përgjegjës në insulator.

Lexo edhe:  Gruaja nga Vushtrria e çon në polici baxhanakun e saj: Po e rrah motrën