Policia e Kosovës u shpërndan dhurata fëmijëve në veri të Mitrovicës, në lagjen e Boshnjakëve, Lagjen e Doktorëve dhe në Kodrën e Minatorëve

Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fund-vitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit.

Lexo edhe:  Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit, babai i jeton në diasporë