LAJMI I FUNDIT: Vdekje e dyshimt tek Penda e Livoqit, Polica jep detaje

Një person 52 vjeçar po dyshohet të ketë kryer vetëvrasje tek Penda e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojm se rreth ores 13:31 të dtës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhenave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Ndërsa, hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimt”, raportoi Hashani.

Lexo edhe:  Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën e Fushë Kosovës, përfshihen disa vetura e kamionë