Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur

Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë publike për bashkëpunim lidhur me rastin e një personi të zhdukur. Sipas raportimeve, Arianita Gajtani, e lindur në vitin 1999 dhe banuese në Lipjan, është raportuar e zhdukur më 20 nëntor 2024.

 

Që nga raportimi i zhdukjes, njësitet policore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe familjarët kanë ndërmarrë veprime të shumta për ta gjetur Arianitën, përfshirë:

• Intervistimin e personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj;

• Kontrollimin e hyrje-daljeve në pikat kufitare;

• Kërkime në zona të ndryshme ku ajo kishte frekuentuar;

• Analizimin dhe hetimin e çdo informacioni të mundshëm që lidhet me rastin.

 

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, ende nuk është arritur të gjendet asnjë informacion vendimtar. Për këtë arsye, Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të kontribuar në këtë çështje.

 

Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e Arianita Gajtanit, mund t’i drejtohen policisë duke kontaktuar numrin emergjent 192.

 

Policia dhe familjarët shprehin mirënjohje për çdo ndihmë që mund të çojë në zgjidhjen e këtij rasti.

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur: Vdes zyrtari policor