Policia ndal për kontroll veturën në Prishtinë, shoferi kapet mat me armë zjarri dhe thikë

Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën ‘B’, ku një veturë u ndal për kontroll nga një njësi policore që po patrullonte në atë zonë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit, shoferit të automjetit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.

29-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i riu të hetohet në liri për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: Bien në prangat e Policisë edhe dy të rinj në Mitrovicë