Policia e Kosovës arreston disa serb për kalim ilegal të kufirit, njëri nga ta pjesëtar i xhandarmërisë serbe

Policia e Kosovës në raportin e fundit 24 orësh ka regjistruar dy raste të kalimit ilegal – një në komunën e Kamenicës dhe tjetri në komunën e Leposaviqit.

Rasti i parë është regjistruar dje rreth orës 11:20.

Burime të The Observer bëjnë të ditur se policia ka ndaluar një veturë të drejtuar nga një burrë gjatë patrullimit afër Kamenicës.

Gjatë procesit të identifikimit është konstatuar se ky person dyshohet se ka hyrë “ilegalisht” në territorin e Kosovës nga drejtimi i Serbisë.

Rasti i dytë është regjistruar mbrëmë pas orës 20:00 në qytetin e Sharpelit, në Leposaviq.

Njësitet policore kanë ndaluar edhe një veturë të drejtuar nga një burrë gjatë patrullimit. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

PK-ja thekson se pas legjitimimit të këtyre personave kanë konstatuar se ata kanë hyrë “ilegalisht” në territorin e Kosovës.

Observer raporton se njëri nga të arrestuarit është pjesëtar i xhandarmërisë serbe.

Lexo edhe:  Aksion i madh i Policisë në Prishtinë, kapen në flagrancë 10 "drogaxhi"