Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar për veprën falsifikim i parasë

Sot me datë 17.10.2023, Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli I shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro;
  • Automjeti Audi A4 i përdorur në rast
  • 2 (dy) telefona celular;

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në vend, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë