Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, rrokulliset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Gjurgjicë.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali të cilët kanë dërguar pamje, ku shihet se tashmë Policia gjendet në vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se një furgon është rrokullisur, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe cili është shkaktari i aksidentit.

Lexo edhe:  Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme