Policia: Dje arrestuam 32 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës ka arrestuar 32 persona në raste të ndara brenda 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Arrestimet kanë ndodhur për incidente dhe vepra të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit, 24 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtës, dy në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit.

Lexo edhe:  Vajza në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës pasi prindërit s’ia dhanë çelësat e veturës, konsumon shumë barna