Policia dhe disa qytetarë ia shpëtojnë jetën një personi që ishte rrokullisur me traktor

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 18:20, derisa ishte duke patrulluar në fshatin Bellobërdë të komunës së Leposaviqit, ka hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij.

Sipas njoftimit nga policia, ai kishte mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo edhe:  Kosova zbardhet nga bora