Policia arreston një person në Ferizaj, kërkohej nga Interpoli

Policia e Kosovës, njësia e FAST, ka arrestuar një person në Ferizaj i cili kërkohej nga Interpoli.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia përmes një komunikate për media.

Me datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut  me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “Trafikim me Narkotik””, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, ndaj të njejtit do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë