Si në filma, një market në Mitrovicë grabitet me armë zjarri

Sonte rreth orës 21:00, policia ka marrë një informatë rreth një grabitje në rrugën ”Ferat Dragaj” në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur në një market, dhe bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi, shkruan Jepi zë.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast.

Lexo edhe:  MPJ për vdekjen e 19-vjeçarit kosovar në Serbi: Nuk ka indikacion që ai u vra nga autoritetet serbe