Policët e Kosovës edhe lojtarë të mirë, shpallen nënkampion në turneun e Futsallit në Spanjë

Në faqen e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se ekipi i Futsall-it i PK, u shpall nën kampion në turneun ndërkombëtar “Copa Del Mare Tournament”

Ekipi i futsall-it i Policisë së Kosovës (PK), ka arritur suksesin e radhës në gara ndërkombëtare në këtë disiplinë sportive.

“Në turneun ‘’Copa Del Mare Tournament”, të zhvilluar në Almeria të Spanjës, nga data 6 maj deri më 11 maj 2024, ku kanë marrë pjesë 15 shtete me 38 ekipe, ekipi i futsallit i PK-së, ka zhvilluar nëntë ndeshje, prej tyre ka fituar tetë ndeshje, kurse finalen a ka humbur pas ekzekutimit të penaltive”, thuhet në njoftim.

Lojërat e zhvilluara nga ekipi i Policisë dhe rezultatet:

Dita 1:
Policia e Kosovës – Lier (Belgjikë) 2:0
Policia e Kosovës – Perth (Skoci) 1:0
Policia e Kosovës – Tigers (Romani) 2:0
Policia e Kosovës – Unidas (Francë) 2:0
Policia e Kosovës- Bogota (Kolumbi) 7:0
Policia e Kosovës- IPA 1/Ias (Rumani) 3:2

Dita 2:
Policia e Kosovës – SCPM SUD (Francë) , 2:0
Policia e Kosovës – Moldova Police (Moldova) 2:0

Dita 3:
Gjysmëfinale
Policia e Kosovës – Vaslui (Romani) 2:0

Finale
Policia e Kosovës – Policia Perth PAC (Skoci) 1:1 (me penallti 1:3)

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin pa rrymë sot