Policë të Kosovës kanë mbetur në anën tjetër të barrikadave serbe në veri rreth 60 orë pa ndërrim

Policë të Kosovës kanë mbetur në anën tjetër të barrikadave serbe në veri të vendit tash e rreth 60 orë.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë ditës së sotme ngriti pretendime se tash e 55 orë policë të Kosovës po qëndronin pa u ndërruar nga kolegët e tyre në vendet ku ishin pozicionuar në veri të Kosovës.

“Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit”, shkroi Musliu.

Policia e Kosovës është deklaruar  në lidhje me këtë çështje.

“Tentimi për ndërrimin e policëve ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.” – na tha Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës për Nacionale.

Lexo edhe:  Komandanti i Njësisë Speciale, Amir Gërguri bashkë koleg nuk e harrojnë Mazllumin, policin në karrocë invalidore