Podujevë: Një person gjendet pa shenja jete në pyll

Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në një pyll.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Batllavë të Podujevës.

Rasti është raportuar nga familjari i viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë.

“Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Xhaxhai i 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu hap të pame për kryeshnosh