“Po rritem me mall për ty”, postimi prekës i vajzës së policit të vrarë Izet Demaj

Në dhjetor të këtij viti bëhen 4 vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës Izet Demaj, derisa ishte në detyrë zyrtare.

Vrasja e tij kishte ndodhur në Istog, derisa po bënte përpjekje për të parandaluar plaçkitjen e një banke, ku personat e dyshuar qëllojnë me armë në drejtim të tij.

E pikëlluar me humbjen e babait të saj, Valza Izet Demaj, thotë se malli për të po rritet më shumë.

Ajo ka vizituar varrin ku pushon trupi i ish-policit Demaj, derisa ka publikuar edhe një fotografi në rrjetin social “Facebook”

Kujtojmë se vajza e ish-policit Demaj, kisht e pasur edhe një fjalim prekës në ceremoninë e varrimit të babait të saj.

Lexo edhe:  "9 fëmijë i kam, me u pasë kujdes për mu, nuk kisha shku tan natën me rujt, e ditën prapë me punu" - I moshuari emocionon me përgjigjen se kur pyet sa kujdesen prindërit për fëmijët