Po planifikonin një sulm terrorist, 7 të arrestuar në Belgjikë

7 persona janë arrestuar në Belgjikë pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist. Të dyshuarit nuk kishin ende një objektiv të caktuar për sulmin e tyre, por në mënyrë aktive po kërkonin armë. Shumica e të arrestuarve janë çeçenë. Tre prej tyre kanë edhe shtetësi belge.

Të shtatë i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të grupit terrorist Shteti Islamik, tha zyra e prokurorisë federale. Akuzat e mundshme që rëndojnë mbi ta janë vrasje në tentativë terroriste, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje të një sulmi terrorist.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

Lexo edhe:  Arrestohet një burrë në Obiliq për tentim dhunimi