Dyshohet se kreu vjedhje në qendrën tregtare ‘Nertili’ në Gjakovë, bie në pranga 39-vjeçari

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Dyqanet e ndryshme shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një person që dyshohet se ka kryer vjedhje në qendrën tregtare ‘Nertili’ në Gjakovë, është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 39-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit nga organet e hetuesisë ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Numërohen 77,86% e votave, këto janë rezultatet – Osmani para Taravarit