Plas sherri mes disa personave për borxh në Fushë Kosovë, ka të arrestuar

Mosmarrëveshja për një borxh është bërë mollë sherri mes disa personave në fshatin Miradi të Ulët në Fushë Kosovë, ku pati përleshje mbrëmjen e së mërkurës.

Përleshja eskaloi në sulm, për çka u desh intervenimi i Policisë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se dy persona janë sulmuar me njëri-tjetrin, me ç’rast pati edhe të lënduar.

Sipas informatave të para, fillimisht njëri ngatë dyshuarit e ka sulmuar të dyshuarin tjetër, duke i shkuar afër shtëpisë së tij, ku edhe plasi sherri, pasi edhe personi tjetër i dyshuar iu vërsul, duke ia dëmtuar veturën dhe i shkaktuar lëndime.

Rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë deklaratat e të dyshuarve, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ata janë ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes zyrtarja e Komunës së Mitrovicës