Plagosje në Tërnavë të Podujevës

Sonte, në fshatin Tërnavë të Podujevës janë dëgjuar të shtëna me armë, ku dyshohet të jetë plagosur një person.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një person dyshohet se ka qëlluar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.

Lexo edhe:  Vëllai therr me thikë vëllanë, arrestohet nga Policia