Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe i ngrohtë veror. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror, megjithatë në disa vise priten zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Shanse për zhvillime të rrebesheve afatshkurtra më së shumti kanë jugu i Shqipërisë, jugperëndimi i Maqedonisë së Veriut dhe rrallë ndonjë rajon në Kosovë.

Të martën na pret mot paksa më i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat lokalisht pasdite do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i kushteve të motit. Do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë, por gjithnjë do të ketë disa gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ky është 44-vjeçari që gjeti vdekjen në pyllin e Stançiqit në Gjilan, traktori u rrokullis disa herë