Plagosja e djeshme në Ferizaj, zbulohen emrat e të përfshirëve në rast
Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Ferizaj. Indeksonline ka mësuar identitetin e të implikuarve të rastit.
Ishte Arianit Duriqi nga Prishtina personi që shtiu në drejtim të Gentrit Islamit, Shkëlqim Graincës dhe Elvin Hysenit.
Dy të parët morën lëndime dhe u dërguan në Qendrën Klinike Universitate të Kosovës.
Burime tona tregojnë se rasti ndodhi për çerim hesapesh.
Me urdhër të prokurorit, i plagosuri Gentrit Islami është arrestuar (për armbajtje pa leje).
Derisa, dorasi Arianit Duriqi ende është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Çfarë u tha në raportin 24 orësh të Policisë:
Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.