Plagoset një person në një lokal në Prishtinë
Një person është plagosur në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Insajderin se sot rreth orës 00:15 kanë marrur një informatë se është plagosur një person nga arma e zjarrit.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Ndërsa për të dyshuarin, Ahmeti tha se policia është duke punuar për arrestimin e tij i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Ajo theksoi se Policia ka filluar hetimin dhe rrethanat e këtij rasti.