Kapen për vetura, rrahje e therje me kaçavidë në Prishtinë – dalin pamjet

Në rrugën “Alpet Shqiptare”, te “Rruga C” në Prishtinë, po dyshohet se ka ndodhur një therje.

Burimet e Nacionales thonë ky incident ka ardhur si pasojë e makinave, ku njëra palë i’a ka zënë rrugën tjetrës.

Fillimisht palët kanë filluar të shahen mes vete, ku më pas një person është therur me kaçavidë. Burimet thonë se njëri nga pjesëmarrësit e përleshjes e ka marrë edhe sëpatën.

Në vend të ngjarjes shihet edhe gjaku në tokë si dhe policia, e më pas ka ardhur edhe ambulanca.

Kemi kontaktuar Policinë e Kosovës për të na dhënë detaje për rastin, po ende nuk kemi marrë përgjigje.

 

FullSizeRender

Lexo edhe:  E rëndë në Prizren: Një burrë gjendet i vdekur në mes të rrugës nga familjarët e tij