Plagoset aksidentalisht me armë person në Pejë, arrestohet i dyshuari- sekuestrohen armë

Policia në Pejë ka thënë se një person është plagosur aksidentalisht një person.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 06.01.2025, rreth orёs 02:20, ёshtё njoftuar se nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё njё person i plagosur nga arma e zjarrit. Njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnё se deri ishin nё shtёpine e viktimёs ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima”.

I dyshuari është arrestuar ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë me një karikator, një fishek, një AK47 me një karikator dhe 12 gëzhoja.

I dyshuari është dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Lexo edhe:  Kurti për barrikadat: Vet i vunë, vet i hoqën ato