Pagoi me 50 euro fals, 18-vjeçari në Ferizaj bie në pranga

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një 18-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin se ka paguar me kartëmonedhë prej 50 eurosh të falsifikuar.

një person kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej pesëdhjetë (50) euro dhe ishte larguar me një veturë me targa vendore në drejtim të panjohur.

“Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Pas një pune intensive në terren, grumbullimit të informacioneve dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë automjetin Golf VI dhe të dyshuarin A.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, të cilin në ora 01:30 të datës 29.02.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa i janë gjetur edhe pesë (5) kartëmonedha me nga pesëdhjetë (50) euro të dyshuara si të falsifikuara, të cilat si provë materiale janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

 

 

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes tragjikisht në Suedi i riu nga Mitrovica