Plaçkitet market “Albi” në Prishtinë

Një plaçkitje raportohet të ketë ndodhur në marketin “Albi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Siç ka postuar faqja “Vrojtuesit e lagjes” në Facebook, gjersa plaçkitja ka ndodhur, Policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.

Ndonëse stacioni policor gjendet vetëm në anën tjetër të rrugës te “Albi”, Policia ende nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë pronarin e marketit, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Lexo edhe:  Babai në Leposaviq e kërcënon me thikë e më pas sulmon me sëpatë djalin e tij të mitur