Pjesëtari i bandës famëkeqe serbe “Skalar” vritet para syve të gruas dhe të birit, qëllohet me tre plumba

Në një vrasje të tmerrshme që ndodhi më 5 janar në lagjen Embare të Santos, Brazil, u vra një person i dyshuar si shtetas i Serbisë.

Sipas mediave braziliane, ai kishte me vete dokumente sllovene në emër të Dejan Kovaçit (43), por ende po kontrollohet nëse ai është pjesëtar i “klanit Skalar”, ​​i cili lidhet me disa likuidime.

Dyshohet se bëhet fjalë për një pjesëtar të lartë të “klanit Skalar” Darko Geisler, mbiemri i të cilit ishte Nedeljkoviq, por ende po kontrollohet.

Sipas mediave braziliane, ai u qëllua për vdekje në sy të gruas dhe djalit katërvjeçar. Është qëlluar me të paktën tre plumba para shtëpisë ku jetonte.

Vrasësi mbante maskë dhe doreza kur ka kryer krimin. Ai kishte dalë nga vetura, vrapoi pas viktimës që ishte me biçikletë me një fëmijë dhe e qëlloi.

Gruaja e të vrarit, ishte në një biçikletë tjetër prapa tij.

Nga plagët e marra është rrëzuar menjëherë në tokë, kurse vrasësi është larguar me shpejtësi.

Pavarësisht se mjekët që arritën në vendin e ngjarjes me autoambulancë u munduan ta ndihmojnë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Darko Geisler dyshohet se ka qenë në arrati që nga viti 2014, kur dyshohet se ka vrarë Andrija Mrdakun, një anëtar i “klanit Kavak”, para burgut të Spuzhit.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende