Pjesëtarët e FSK-së që ishin për intervenim në Turqi pritet të kthehen në Kosovë

Kontingjeti i FSK-së që qëndroi mbi dy javë në shtetin turk duke ndihmuar në kërkimin e trupave do të kthehet në vend.

Shteti turk sot ka vendosur mbylljen e operacioneve të kërkim shpëtimit, pas dy javë kërkimesh për persona të gjallë, shkruan Jepi zë.

Pjesëtarët e FSK që ishin për intervenim kanë arritur të nxjerrin të gjallë katër persona, duke bërë krenar gjithë vendin.

Angazhimi i FSK-së në shtetin turk është vlerësuar nga të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare./ Jepi zë

Lexo edhe:  Aksidenti tragjik në Greqi, momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë