Rahoveci nuk gjen qetësi: Përleshje mes tifozëve të Trepçës dhe Prishtinës edhe pas përfundimit të finales në basketboll

Përleshje dhe acarim shihet të ketë ndodhur mes tifozëve të Trepçës dhe atyre të Prishtinës, në Rahovec, pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në Basketboll.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet në këtë rast, e nevojshme qe edhe ndërhyrja e policisë, për të shpërndarë të pranishmit.

E gjitha ndodhi pasi Trepça mposhti Prishtinën në ndeshjen finale për Kupën e Kosovës në Basketboll.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Lexo edhe:  Gruaja në Gjakovë denoncon burrin dhe vjehrrin për dhunë, merr edhe ndihmë mjekësore