Pësoi gjakderdhje në tru, ky është i burgosuri 64-vjeçar që vdiq dje në QKUK

Një i burgosur që po vuante dënimin me burgim në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ishte dërguar të mërkurën e 1 marsit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një gjakderdhjeje në tru.

Ai kishte vazhduar trajtimin mjekësor në Klinikën e Neurologjisë deri më sot, kur edhe ndërroi jetë.

Media mëson se viktima është Refki Sadikaj, 64-vjeçar.

Lidhur me vdekjen e Sadikaj ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku përmes një njoftimi për media kanë bërë me dije se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte i ndjeri, nuk ka arritur që të mbijetojë.

“Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë. Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për vlerësim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan