Pesë raste të armëmbajtjeve pa leje vetëm dje në Prizren-Sekuestrohen armë, fishekë e radiolidhje

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje dhe gjuetisë të kundërligjshme janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit.
Si pas policisë nga këto raste janë arrestuar disa persona.

Policia gjithashtu ka njoftuar se janë sekuestruar shumë armë, fishekë e radiolidhje, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & GJUETI E KUNDËRLIGJSHME

· Skorrobisht, Prizren 17.11.2024 – 05:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 7 fishek dhe një radiolidhje. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Novosela, Prizren 17.11.204 – 05:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 12 fishek. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Skorrobisht, Prizren 17.11.2024 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu janë gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë Gllok 21, një armë gjuetie, një pushkë gjuetie dy karikator si dhe 44 fishekë të cal. të ndryshëm. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Novosela, Prizren 17.11.204 – 06:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 31 fishek. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Novosela, Prizren 17.11.204 – 05:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturë iu është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 fishekë si dhe një radiolidhje dore. Dyshohet se i dyshuari ishte në gjueti të kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  A i gjuajti Luizi? Publikohen pamjet që Kiara nuk donte të transmetoheshin